Rreth 40 mijë të papunë gjatë pandemisë, eksperti Muça: Punën online, të rinjtë ta shohin me seriozitet

29 Mars 2021 | 15:11

Numri i individëve që humbën punën gjatë pandemisë COVID-19 llogaritet të jetë rreth 40 mijë, prej të cilëve 12 600 janë të rinj të moshës 15-29 vjeç.

Për këtë çështje, Erion Muça, ekspert i karrierës dhe punësimit tha për Euronews Albania se kjo ishte një shifër e pritshme “duke pasur parasysh kolapsin që pësoi ekonomia dhe tregu i punës gjatë pandemisë”.

Por zoti Muça theksoi se mendon se kjo shifër e papunësisë është më e lartë nga çfarë deklarohet.

Eksperti tha më tej rikonstruktimi i tregut të punës, por edhe një aftësive të punonjësve është i pashmangshëm në këtë periudhë.

“Puna online është një nga punët që të rinjtë duhet ta shikojnë me seriozitet dhe shumë prioritet”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Të papunë nga pandemia, vështirësi për të rinjtë, 12 600 persona dalin nga sistemi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026