Rreth 70 mijë punonjës fasonerie në vështirësi, Prençe: 50% e fabrikave ende mbyllur, kërkojmë ndihmë nga qeveria

26 Qershor 2020 | 07:12

Sektori fason si një nga më të prekurit nga pandemia kërkon të mbështetet në mënyrë të menjëhershme me një paketë të tretë financiare nga qeveria.

Në asamblenë e përgjithshme të shoqatës së fasonerive të mbajtur ditën e djeshme fasonistët thanë se po kalojnë një klimë të papërshtatshme për shkak të humbjeve që kanë ardhur nga pandemia COVID-19. Në sektorin fason punojnë 67 mijë punonjës, ku 80% e tyre janë gra.

Megjithëse masat kufizuese janë hequr, përsëri afro 50% e sekrorit fason ende nuk e kanë rinisur aktivitetin e tyre, për shkak se porositësit nga vendet europiane ende nuk janë rikthyer në treg dhe rezervat me lënde të parë që kompanitë kishin, janë mbaruar gjatë kësaj kohe.

Për nënkryetarin e Shoqatës së Fasonëve Shqiptarë, Edvin Prençe, duhet një ndërhyrje e qeverisë në këtë sektor, për të shmangur një krizë të më tejshme.

“Pandemia edhe në shtetet të tjera që kanë furnizuesit kryesorë janë në bllokim të plotë. Mbi 50 për qind e fasonerive nuk punojnë, në disa fasoneri ka largim të punonjësve gjë për të cilën na vjen shumë keq edhe ne fasonëve pasi kemi investuar për t’i trajnuar këta punonjës.

Po nuk pati një ndërhyrje të fortë, bindëse të qeverisë, do të kemi një krizë edhe më të thellë që duket në rënien e eksporteve dhe shkurtimin e vendeve të punës”, tha ai.

Z. Prençe tha se tashmë të gjitha shoqatat e fasonëve në vend ishin unifikuar në një të vetme, çka sipas tij do ta bëjë më thjeshtë përfaqësimin e të gjitha fasonerive dhe të gjithë prodhuesve shqiptarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026