Rreth 940 mijë shqiptarë të arsimuar duan të largohen nga vendi
Në fillim të viteve ‘90 shqiptarët donin të jetonin në Europë, tani në fillim të viteve 2020-të ata duan të jetojnë si evropianë. Eksodi i shqiptarëve gjatë viteve të para të tranzicionit kishte në qendër të tij personat me arsim të ulët dhe të papunë, por nxitësit e emigracionit vitet e fundit kanë ndryshuar.
Për këto arsye u fol të martën, në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania. Shëndetësia, shkollimi, shërbimet shoqërore dhe në përgjithësi përmirësimi i cilësisë së jetës janë bërë kërkesa kryesore që motivojnë edhe emigrimin.
Sipas një studimi nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në vitin 2018, 52% e popullsisë shqiptare 18-40 vjeç, rreth 940 mijë banorë, dëshirojnë të largohen, ndërsa vetëm një dekadë më parë kjo shifër ishte 44%. Vetëm 7% e tyre kanë mundësi reale për tu larguar.
Duke bërë llogaritë, rezulton se rreth 34 mijë shqiptarë të moshave 18-40 vjeç mund të emigrojnë çdo vit dhe më shumë se gjysma e tyre janë me arsim profesional, universitar dhe pasuniversitar.
Dëshira për migrim është pak më e lartë në grupet që kanë të ardhura mbi mesataren se sa në ato që i kanë të ardhurat më të ulëta.
Pra emigracioni i dekadës së katërt ka në qendër të tij popullsinë më aktive në Shqipëri dhe më prodhuese për tregun dhe ekonominë. Ky fakt ka sjellë një tjetër pasojë, tkurrjen dhe plakjen e popullsisë si dhe uljen e fertilitetit.
Shqipëria ka humbur kapitalin e saj njerëzor, pra forcën e punës me produktivitet të lartë, si pasojë e largimit të rinisë dhe shtresës së kualifikuar.
Një shembull tipik i këtij fenomeni janë sipërmarrësit shqiptarë në Itali. Rreth 460 mijë shqiptarë në moshë punë janë emigrantë në Itali dhe rreth 47 mijë prej tyre janë sipërmarrës, pra pothuajse 10%.
Ky raport popullsi-sipërmarrës është dy herë më i vogël në Shqipëri ku rreth 5% e popullsisë së aftë për punë janë sipërmarrës.
Lexoni gjithashtu:
18 mijë studentë shqiptarë nëpër botë, 94% nuk duan të kthehen në vend
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë