“Rrethimi i Gazës, krim i rëndë”, OKB kritika Izraelit, shteti hebre mohon krizën

17 Tetor 2023 | 15:41

Disa mijëra palestinezë po mbërrijnë në këtë spital në jug të Gazës, jo vetëm për të mjekuar plagët, por edhe për të kërkuar strehim.

Uji ka mbaruar në strehat e OKB-së dhe spitalet shihen si streha e fundit para ofensivës izraelite.

Të mbingarkuar me punë, mjekët përpiqen të kujdesen për pacientët dhe druhen se së shpejti gjeneratorët do të mbeten pa karburant.

Aksesi i ndihmave po bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe i rrezikshëm, me punonjësit e agjencive humanitare që janë paralajmëruar të largohen nga qyteti i Gazës.

Por ata që përpiqen të largohen u duhet të presin për disa orë në pikën kufitare të kalimit të Rafahut. Izraeli e ka bllokuar Gazën, duke e lënë enklavën nën zjarr dhe pa ujë, pa ushqim dhe pa elektricitet.

Zyra e të drejtave të njeriut pranë Kombeve të Bashkuara deklaroi të martën se rrethimi në fjalë dhe urdhri i shtetit hebre për evakuim mund të kthehen në një krim ndërkombëtar.

Vende të ndryshme, përfshirë ato të Bashkimit Evropian, kanë nisur dërgimin e ndihmave në rajon përmes Egjiptit.

Situata më problematike rezulton në qytetin palestinez Khan Junis, ku pas paralajmërimit të Izraelit kanë mbërritur qindra mijëra njerëz.

Ata po flenë në rrugë dhe radhë të gjata për bukë janë krijuar përpara hyrjeve të dyqaneve ushqimore.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026