Rrezik për falimentim, bizneset në Vlorë protestojnë për heqjen e kufizimit të lëvizjes

14 Korrik 2021 | 15:17

Kufizimi i orarit dhe mbyllja e lokaleve nga policia ka bërë që pronarët e disa bizneseve në Vlorë të protestojnë sot para Drejtorisë së Policisë së qytetit bregdetar.

Ata kërkojnë që vendimi të rishikohet dhe ashtu si vendet e rajonit, të lejohet lëvizja e qytetarëve edhe pas orës 00:00, pasi vendimi i qeverisë dëmton drejtpërdrejt bizneset, të cilat jo pak herë janë gjobitur, madje edhe në mënyrë selektive.

“Marr shkak nga kjo situatë, ku çdo natë në çdo biznes kemi vetëm debate dhe sherre. Ne jemi mbledhur dhe kemi vendosur që në rast se kryeministri nuk merr vendim që të ndryshojë orarin e mbylljes së aktivitetit të bizneseve përgjatë Lungomares, ne të gjithë si aktivitete, jo vetëm në Lungomare por në të gjithë Vlorën do të krijojmë një mbyllje totale duke filluar që nga e hëna,” – deklaroi Dionis Sota, sipërmarrës.

Largimi i klientëve, të cilët në qytete turistike si Vlora vijnë vetëm gjatë tre muajve të vitit, është falimentim, shprehen sipërmarrësit.

Për këtë arsye, ata kërkojnë që të rishikohet vendimi ose në të kundërt të dielën do të mbyllin të gjithë bizneset në shenjë proteste.

Ata ironizuan edhe kryeministrin Rama duke deklaruar se nëse ka aftësi menaxheriale me këto kufizime, janë të gatshëm t’i dorëzojnë çelësat e bizneseve të tyre.

Protesta zgjati vetëm pak minuta, ndërkohë që pjesa më e madhe e sipërmarrësve zotërojnë lokale në zonën e Lungomares, e cila duhet thënë se është tepër e frekuentuar gjatë darkës për shkak të pushuesve.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026