“Rrezik përmbytjesh”, Bashkia e Vlorës apel urgjent qytetarëve

12 Tetor 2020 | 15:37

Pothuajse i gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim në disa bashki të vendit, të cilat kanë ftuar qytetarët të bëjnë kujdes nga vërshimet e mundshme të ujërave.

Bashkia e Vlorës me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook” kërkon nga qytetarët të evitojnë lëvizjet e panevojshme me makina.

“Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme’, thekson bashkia.

Bashkia Vlorë kërkon gjithashtu nga banorët të bëjnë kujdes maksimal me parkimin e mjeteve, pasi disa zona mund të përmbyten nga vërshimi i ujërave.

“Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm”, thuhet në njoftimin e bashkisë së Vlorës”, thuhet në apelin e Bashkisë së Vlorës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026