Rrezikohet finalja e “Euro 2020”, stadiumi “Wembley” në Londër hap dyert me 50% kapacitet
Pandemia e Covid-19 nuk është zhdukur ende, dhe me rritjen e rasteve të variantit Delta në Britaninë e Madhe, ka filluar të diskutohet edhe hipoteza e zhvendosjes së ndeshjeve gjysmëfinaliste dhe finales së kampionatit europian të programuara për t’u zhvilluar në stadium “Wembley” të Londrës.
UEFA ka bërë të ditur se ekziston edhe plani B, në rast se autoritetet britanike nuk lejojnë ardhjen e tifozëve për shkak të karantinës së detyrueshme, ndeshjet mund të zhvendosen në Budapest të Hungarisë, ku nuk ka kufizimeve për shtetasit që udhëtojnë në zonën Shengen.
Ndërkohë, kapaciteti i tifozëve që do të lejohen në “Wembley” do të rritet deri në 50% për ndeshjet me eliminim direkt.
Lajmin e bëri të ditur vetë UEFA, e cila konfirmoi se po negocion me autoritetet britanike për lejimin pa kufizime për tifozët, të cilët do të ishin të limituar të qëndronin për 24 orë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë, kryeministri Boris Johnson deklaroi se prioritet mbetet shëndeti publik, teksa konfirmoi se po shihet mundësia për një zgjidhje të arsyeshme që do t’i lejonte rreth 2500 personave, delegatë dhe gazetarë të qëndronin në Britani të Madhe pa u detyruar të karantinoheshin.
LEXONI GJITHASHTU:
Eriksen lë spitalin, mjekët i vendosin defribrilator pranë zemrës
Ish-portieri i Kombëtares së Italisë Buffon rikthehet te Parma
Ramos i jep lamtumirën Realit, ish-kapiteni i “Blaugranëve” përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta