Rreziku nga terrorizmi islamik, eksperti: Minimal nëse talebanët nuk mbështeten nga fuqitë e huaja

1 Shtator 2021 | 08:30

Kriza në të cilën ka rënë Afganistani ka shkaktuar një valë masive refugjatësh nga vendi, që zbarkojnë edhe në Itali. Por a përbëjnë ata rrezik për terrorizëm? A mund ta kthejnë talebanët vendin në parajsë për terrorizmin islamik? Analisti gjeopolitik Andrea Cucco nuk është dakord.

“Talebanët nuk mund të jenë aq të marrë saqë të pranojnë apo eksportojnë terrorizmin ndërkombëtar. Talebanët, Al Kaeda apo ISIS janë realitete shumë të ndryshme dhe shpesh herë të mbështetura nga vende të ndryshme”, thotë analisti italian.

Afganistani është i pasur me burime natyrore dhe ka tërhequr interesin e Kinës, që po zëvendëson Shtetet e Bashkuara. Ç’do të thotë kjo?

“Në fakt Kina është një pikë referimi për talebanët. Pak javë më parë pati një vizitë zyrtare të liderëve të tyre në Pekin. Kjo e bën Kinën lojtarin e ri kyç në vend. Por mbetet për t’u parë nëse ajo do të bëjë të njëjtat gabime si britanikët, rusët apo amerikanët. Nëse dërgon ushtarë në Afganistan do të paguajë pasojat si kushdo tjetër”, tregon Cucco.

Talebanët janë cinikë sa i takon politikës së jashtme, ndërsa sa i takon mentalitetit të tyre ata nuk bëjnë kompromis. Muzika është ndalur tashmë dhe ligji islamik është vendosur. Ndaj kemi të bëjmë me afganët e sakrifikuar në altar për interesa ndërkombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026