Rrëzimi tragjik i avionit në Indi, mbijeton një person mes 200 viktimave
Një burrë ka mbijetuar mrekullisht nga rrëzimi tragjik i avionit të kompanisë Air India, që shkaktoi vdekjen e të paktën 200 personave, sipas një deklarate të Komisionerit të Policisë së Ahmedabadit, GS Malik, për agjencinë indiane të lajmeve ANI.
I mbijetuari është identifikuar si Vishwash Kumar Ramesh, shtetas britanik, i cili ndodhej në vendin 11A të avionit Boeing 787-8 që kishte si destinacion aeroportin Gatwick në Londër. Sipas mediave indiane, Ramesh foli nga spitali, ku ndodhet nën trajtim, dhe përshkroi momentet e tmerrshme të aksidentit:
“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe pastaj aeroplani u rrëzua. E gjitha ndodhi kaq shpejt,” u shpreh ai.
Ramesh konfirmoi identitetin e tij përmes kartës së imbarkimit, të ndarë me gazetarët në spital. Ai është personi i vetëm i konfirmuar që ka mbijetuar nga aksidenti ajror, i cili ndodhi më pak se një minutë pas ngritjes së avionit nga pista në Ahmedabad, duke u përplasur në një ndërtesë që përdorej si strehim për mjekët.
Sipas Air India, në bord ndodheshin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez.
Mbreti dhe Mbretëresha e Britanisë së Madhe reaguan me një deklaratë publike duke u shprehur se ishin “thellësisht të tronditur nga ngjarjet e tmerrshme në Ahmedabad këtë mëngjes”. Ata shprehën lutjet dhe ngushëllimet për familjet e viktimave që po përballen me ankthin dhe dhimbjen.
Në përgjigje të tragjedisë, Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, ka mobilizuar ekipe të menaxhimit të krizave në Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar, për të ndihmuar në përballimin e situatës dhe ofrimin e mbështetjes për familjet e prekura.
Hetimet mbi shkakun e rrëzimit kanë nisur, ndërsa autoritetet vendase dhe ndërkombëtare po punojnë për të identifikuar viktimat dhe për të mbledhur të dhëna nga kutitë e zeza të avionit.

LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit