Rrëzohet një aeroplan privat në Teksas, një person humb jetën. Momenti kur shpëtohen 5 pasagjerët e tjerë (VIDEO)
Një numër i madh kalimtarësh dhe ekipesh të emergjencës nxituan drejt vendit ku u rrëzua një aeroplan privat në një autostradë në Teksas, të martën, për të ndihmuar në shpëtimin e pasagjerëve të bllokuar.
Pamjet video tregojnë se kalimtarët dhe zyrtarët e emergjencës, duke përdorur mjete që dukeshin si një lopatë dhe një çekiç, ndihmuan disa prej pasagjerëve të dilnin nga aeroplani përmes një dere të hapur.
Aeroplani po fluturonte nga Los Cabos, Meksikë, për në Austin, Teksas, kur raportoi probleme të mëdha mekanike në aeroportin e Laredos, tha për New York Times Gilberto Sanchez, drejtori i aeroportit.
Një nga gjashtë personat në bord vdiq në aksident, tha policia. Pesë të mbijetuarit u dërguan në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme. Personi që ka ndërruar jetë ende nuk është identifikuar.
Një automjet u godit nga aeroplani ndërsa ai u rrëzua në autostradë, megjithëse nuk është e qartë se cila pjesë e aeroplanit goditi automjetin, tha Jose Baeza, një hetues në Departamentin e Policisë së Laredos.
Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë tym të dendur dhe flakë që rrethojnë aeroplanin. Aksidenti ndodhi pranë aeroportit të Laredos, 150 metra në jugperëndim të San Antonios.
Aksidenti ka detyruar autostradën kryesore, Loop 20, të mbyllet ndërsa hetimi vazhdon. Baeza tha se pritej që ajo të mbetej e mbyllur për trafikun të mërkurën, ndërsa hetimi, i cili do të përfshijë FBI-në dhe Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB).
Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit
Tregtia e diamanteve në Dubai arrin rekordin prej 41.7 miliardë dollarësh pas 14 vitesh
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit
- 07:45 Tregtia e diamanteve në Dubai arrin rekordin prej 41.7 miliardë dollarësh pas 14 vitesh
- 07:20 CENTCOM: Ushtria amerikane kreu një sulm të ri ajror ndaj Iranit
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun