Rrëzohet qeveria bullgare pas votës së mosbesimit në parlament
Qeveria e kryeministrit bullgar Kiril Petkov u rrëzua këtë të mërkurë pas një vote mos-besimi në parlament.
Kjo votë u thirr si pasojë e politikave ekonomike dhe fiskale gjë që mund t’i hapë me shumë mundësi rrugën një raundi të ri zgjedhjesh.
Partitë opozitare dhe partia ITN – dikur aleate e qeverisë – u bashkuan për të rrëzuar qeverinë e Petkov me një diferencë votash 123 me 116, duke e dërguar kështu shtetin anëtar të Bashkimit Europian drejt një të ardhmeje të pasigurt politike përballë luftës në Ukrainë dhe normave të larta të inflacionit.
Tashmë, partia centriste e Petkov, PP do të ketë një shans të dytë për të propozuar një qeveri të re në parlament. Nëse kjo dështon, 2 parti të tjera do të kenë mundësi të paraqesin propozimet e tyre dhe nëse kjo tentativë dështon sërish, presidenti do të emërojë një kabinet provizor i cili do të ndiqet nga zgjedhjet e parakohshme.
Lajmi po përditësohet…
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta