Rrëzohet qeveria në Malin e Zi
Në Parlamentin e Malit të Zi u votua mocioni i mosbesimit që çoi në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapic.
Shkarimi i qeverisë u votua me 43 vota pro, dhe 11 kundër, pas një seance maratonë në parlament. Nga 81 deputetë, votuan 54.
Për rrëzimin e Qeverisë votuan deputetët e të gjitha partitë opozitare, të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviçit, dhe partitë e koalicionit të deritashëm, Lëvizja Qytetare URA dhe Civis.
Mocioni i mosbesimit është iniciuar nga URA, udhëheqës i të cilës është zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviq.
Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, Qeveria e Krivokapiqit do të jetë në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
Votimi i mosbesimit i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e Qeverisë së re.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta