Rriten aksidentet rrugore, gjatë muajit maj humbën jetën 20 persona

18 Qershor 2021 | 17:54

Pesë muajt e parë të këtij viti kanë shënuar rritje të numrit të aksidenteve fatale. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë muajit maj humbën jetën 20 persona, ndërsa u plagosën 131 të tjerë.

Gjatë muajit maj, në rrugët e vendit janë regjistruar 120 aksidente, 60% më shumë krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje drastike lidhet me faktin se vitin e kaluar, qarkullimi u reduktua për shkak të masave kufizuese që solli pandemia.

Të dhënat e Institutit të Statistikave, tregojnë se edhe në krahasim 5-mujor, është shënuar rritje me 40%, me 547 aksidente rrugore pjesën e parë të këtij viti. Në muajin Maj 2021, numri i të aksidentuarve është 151 persona nga 86 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 75,6 %.

Statistikat tregojnë, 20 persona humbën jetën nga aksidentet këtë maj, 7 prej të cilëve në rrugët që përfshijnë qarkun e Lezhës. Në 5-mujorin e parë të 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 90 persona nga 58 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 84,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 24,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Ndërkohë në 18,5 % të rasteve, ato kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit dhe gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 42 %, krahasuar me një vit më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026