Rriten çmimet e frutave dhe perimeve krahasuar me një vit më parë

8 Tetor 2021 | 09:49

Çdo ditë që kalon flasim për rritje të vazhdueshme të çmimeve në tregjet shqiptare. Pyetja më e natyrshme që lind është kjo: Sa na kushtonin një vit më parë disa nga perimet e frutat dhe sa po na kushtojnë sot?

Për t’i kthyer përgjigje kësaj pyetjeje vendosëm të hapim arkivat e televizionit. Kjo është një kronikë e realizuar në të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Kamera jonë ka fiksuar një vit më parë në një nga tregjet e kryeqytetit çmimet e disa prej tyre. Të njëjtat perime sot kushtojnë dyfshin e çmimit, krahasuar me një vit më parë.

Por, le t’i shohim me radhë produktet.

Një vit më parë një kg domate kushtonte 70 lekë të rinj, ndërsa sot e gjen me 130 lekë. Në disa tregje ky çmim shkon edhe 150 lekë.

Një kg kastravec në tetor të 2020 kushtonte 80 lekë, ndërsa sot 100 lekë.

Një kg patate, vitin që kaloi ishte 50 lekë, sot është dyfishuar, 100 lekë. Një kg kungull ishte 70 lekë, ndërsa sot tregtohet me 100 lekë.

Ndërsa, për disa nga frutat rritja e çmimit është edhe më e madhe se dyfishi.

Po zgjedhim portokallin, ku një vit më parë një kilogram kushtonte 60 lekë të rinj, ndërsa sot duhet të mendoheni dy herë para se ta blini sepse kushton 160 lekë.

Duke bërë një llogari vetëm për këto produkte që zgjodhëm, një vit më parë blerja e tyre na kushtonte 330 lekë të rinj, ndërsa sot 590 lekë, thënë ndryshe dy herë më shtrenjtë. E të mendosh që kaq produkte sa zgjodhëm nuk mjaftojnë për përgatitjen e një vakti.

Nëse shtojmë edhe përbërësit e tjerë përfshirë mishin atëherë llogaritë dalin ndryshe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026