Rriten kërkesat për azil, shqiptarët të dytët pas sirianëve
Kërkesat për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar rritje në korrik, për të dytin muaj radhazi.
Sipas statistikave të publikuara nga Zyra Europiane e Azilantëve në korrik, kërkesat për azil për herë të parë dhe riaplikimet, nga shqiptarët ishin 505 në total. Në krahasim me qershorin, kërkesat për azil janë rritur me 28%.
Siria është e para në botë, me 35 aplikime për 100 mijë banorë. Në raport me numrin e popullsisë Shqipëria rendit e dyta, për numrin e azilkërkuesve me rreth 18 aplikime për 100 mijë banorë.
Të dhënat e mëparshme të publikuara nga Eurostat treguan se pjesa më e madhe e aplikimeve për azil nga Shqipëria po bëheshin nga të rinjtë.
23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç.
Ndërkaq 15.3 mijë persona, ishin të grupmoshës 18-34 vjeç.
Në periudhën janar 2019- gusht 2020 ka pasur 6,895 aplikime për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç, që përbën rreth 29% të aplikimeve nën 34 vjeç, ose 23% të totalit.
Këto të dhëna bëjnë të ditur se nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera, rreth 30.5 mijë shqiptarë.
Lexoni gjithashtu:
Largimi nga Shqipëria, të rinjtë të shqetësuar për mungesën e shërbimeve në komunitet
Largimi i shqiptarëve, profesor Ardian Civici zbulon prirjen e “frikshme” tek të rinjtë
Largimi nga Shqipëria, Gjebrea, Kolmarku dhe Ballauri analizojnë faktorët
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta