Rritet antisemitizmi në Francë, qeveria dënon djegien e sinagogës

26 Gusht 2024 | 14:43

Ministri i Brendshëm francez ka dënuar rritjen e antisemitizmit pas një sulmi me zjarr ndaj një sinagoge, të shtunën në një lokalitet në jug të Francës.

Një oficer policie mbeti i plagosur në sulm dhe i dyshuari, i identifikuar nga shtypi si një 33-vjeçar algjerian u plagos gjithashtu në shkëmbimin e zjarrit.

“Sinagogës ku jetonte rabini dhe familja e tij qëllimisht iu vu zjarri, teksa agresori i priste me një sëpatënë dorë. Ky është një akt anti-semit dhe si i tillë duhet dënuar, ndryshe ngremë dyshime dhe shkaktojmë konfuzion. Mendoj se francezët dhe sidomos hebrenjtë presin nga ne të kthejmë fjalët në vepra. Të gjithë kanë të drejtën të besojnë në fenë që dëshirojnë”, tha Gerald Darmanin, ministër i Brendshëm i Francës.

Në Paris, njerëzit u mblodhën të dielën për të shprehur solidaritet ndaj racizmit, antisemitizmit dhe diskriminimit. Një protestuese ngriti zërin dhe dënoi të gjitha aktet e dhunës.

“Jam e zemëruar, të gjithë duhet të jemi. Jam hebraike dhe ne hebrenjtë nuk duhet të përkulemi më dhe t’u kërkojmë falje të tjerëve. Nuk është normale të sulmosh dikë vetëm sepse është hebre dhe nuk është normale të sulmosh dikë sepse është mysliman, apo sepse është me ngjyrë. Duhet të mësojmë të bashkëjetojmë”, u shpreh një protestuese.

Prokurorët e cilësojnë sulmin një akt terrorist. Që nga nisja e konfliktit Izrael-Hamas, siguria përreth objekteve hebraike të kultit në Francë është përforcuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi

Komisioni Evropian miratoi një paketë financiare për Malin e Zi, me vlerë prej gati 3.2 miliardë eurosh. Së bashku me vendimin për nisjen e hartimit...
14:11 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
13:34 | 30/06/2026

BE-ja ndan 4.4 miliardë dollarë për blerjen e dronëve nga Ukraina

Komisioni Evropian njoftoi të martën disbursimin prej 3.9 miliardë eurosh (4.4 miliardë dollarë) për të mbështetur përpjekjet e Ukrainës për prokurimin e dronëve në kuadër...
12:59 | 30/06/2026