Rritet çmimi i naftës, shitet 187 lekë litri
Një litër naftë tregtohet prej ditësh në pikat e karburanteve deri në 187 lekë, ndërsa një muaj më parë çmimi ishte 10 deri 15 lekë më lirë. Ky shtrenjtim është pasojë e rritjes së çmimit të naftës në bursa.
Çmimi i karburanteve është rritur sërish. Një litër naftë, po shitet me 183 deri 187 lekë, duke u shtrenjtuar me 10-15 lekë, krahasuar me fillimin e tetorit.
Me të njëjtën vlerë po shitet edhe benzina, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar 89 lekë. Ky është shtrenjtimi i 6 që po ndodh në tregun e hidrokarbureve brenda këtij viti, ndërsa në fillim të tetorit nafta shitej 177 lekë/litër.
Shkak për këtë rritje, sipas ekspertëve është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi shitet $84.3 dollarë, nga 80 që ishte në fillim të tetorit. Ekspertët, përmendin edhe taksat që aplikohen mbi këto produkte, kur flasin për çmimin e lartë të hidrokarbureve.
Me këtë trend çmimesh, edhe çmimi i gazit pritet të pësojë rritje, pasi qeveria kërkon të unifikojë akcizën e gazit të karburanteve dhe atij për ngrohje, në 6 lekë për litër.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta