Rritet me 10 lekë çmimi i bukës, qytetarët: Nuk e përballojmë dot

7 Shtator 2021 | 07:39

Këtë javë qytetarët e kanë blerë bukën 10 lekë më shtrenjtë.

“Sot e mora bukën me 700, dje me 600 lekë. S’e përballojmë dot nga 600 në 700”, u shpreh një qytetar.

“Janë rritur çmimet të gjitha, që nga kripa deri në ushqimet. Populli fukara, jemi në mëshirë të fatit”, u shpreh një tjetër.

Tregtarët argumentojnë se janë të detyruar ta rrisin çmimin e produktit bazë në tryezat e shqiptarëve.

“Kur e merrja bukën 500, e shisja 600. Tani që e marr 600, e shes 700, çfarë të bëj?”, tha një tregtare.

Por, pavarësisht arsyeve të rritjes së çmimit, për qytetarët kjo situatë është e vështirë të përballohet.

Jo vetëm buka, por një sërë produktesh të tjera me bazë miellin, po kushtojnë më shtrenjtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026