Rritet në 76 numri i viktimave nga përmbytjet në Meksikë, 27 të zhdukur
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën Meksikën qendrore dhe lindore gjatë dhjetë ditëve të fundit kanë vrarë 76 persona. Sipas raportimeve 27 persona rezultojnë ende të zhdukur. Moti i keq, me reshje të pazakonta të dendura shiu për disa ditë solli izolimin e 119 komuniteteve për shkak të shkatërrimit të rrugëve.
Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum në një konferencë për mediat u shpreh se ekipet e shpëtimit ende nuk e kanë përfunduar punën e tyre dhe po vijojnë kërkimet. Ajo shtoi se kësti i parë i ndihmës financiare emergjente, i cili do të arrijë në 466 milionë euro, është dhënë për afërsisht 100,000 familje.
Shumica e komuniteteve të izoluara, 65 gjithsej janë në shtetin Hidalgo, i cili kufizohet me kryeqytetin. Veracruz, në Gjirin e Meksikës është goditur gjithashtu rëndë. Shumë nga komunitetet e saj përshkohen nga lumenj që dalin nga shtrati brenda pak orësh kur fillojnë shirat. 12,700 ushtarë dhe marinsa janë vendosur në zonat e prekura.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta