Rritet numri i grabitjeve me armë në komunën e Çairit në RMV
Vjedhjet e shpeshta në një lagje shqiptare të Shkupit janë kthyer në problem për banorët dhe bizneset përreth.
Këto pamje tregojnë momentet kur një person i maskuar tenton të grabisë një farmaci në lagjen Çair.
Ngjarja ka ndodhur më shumë se 1 muaj më parë. Ndërsa një ditë më parë, e njëjta histori ndodhi sërish.
Një tjetër farmaci u bë objektiv i grabitjes. Pronari i farmacisë humbi jetën si pasojë e sulmit në zemër nga gjendja e rënduar emocionale.
Se si ndodhi ngjarja, e shpjegon për Euronews Albania dëshmitari okular.
“Ishte një britmë e madhe e farmacistet që shet këtu, që punon. Unë isha me vajzën time që është infermiere, e njihnim pronarin ishte komshiu jonë këtu afër banon. Kur i dëgjova ato britma që s’kam dëgjuar kurrë në jetë, e kam fikur veturën dhe kam dalë jashtë. Ajo vajza u shtri këtu. Unë mundohesha ta qetësoj”, tha ai.
Në komunën e Çairit, periudha janar korrik 2021 shënon 1377 vjedhje, shumica nën kërcënimin e armëve të zjarrit. Prokuroria Publike ka marrë nën hetim vetëm 10 raste, ndërsa të tjerat kamë lënë në harresë.
Por çfarë thotë policia për këto raste?
“Kemi ulje të kriminalitetit dhe rritje të rasteve të zbardhura. Rasti në Çair po hetohet nga oficerët e policisë gjyqësore, janë marrë edhe kamerat e sigurisë. Policia punon e angazhuar në të gjithë territorin e vendit për të parandaluar ngjarjet kriminale”, Toni Angellovski, zëdhënës i policisë.
Përpos deklaratave të policisë, qytetarët e Çairit ndjehen të pasigurt.
“Më ka prek shumë keq. Tani për momentin nuk ka siguri aspak. Thoshin të parët tanë se “pa të kafshuar qeni yt nuk të kafshon i huaji”, e tani qentë tanë po na hanë dhe nuk po na mbrojnë. Kjo është pika e parë dhe e fundit. Pa të mbrojtur dikush nuk mund të kesh siguri”, thonë ata.
Çairi është lagje urbane në Shkup me shumicë dërrmuese shqiptare. Me rreth 70 mijë banorë në territor prej vetëm 4 kilometrave katrorë, është një prej komunave më të dendura në gjithë Evropën.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta