Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, 4 të vdekur në 24 orët e fundit

27 Prill 2021 | 19:35

Numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë është rritur në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se pas kryerjes së 2839 testimeve, kemi 130 raste të reja dhe 4 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë virus.

698 qytetarë janë shëruar, ndërsa në spitalet COVID në Tiranë por edhe në tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësië, i’u ka bërë thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes për çdo dyshim që mund të kenë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri kanë humbur jetën 2383 persona, ndërkohë që Tirana vijon të jetë qarku me më shumë infektime.

Statistika (27 Prill 2021)

Raste të reja ditore        130

Të shëruar në 24 orë      698

Të shtruar në spitale      147

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore                2839

Testime totale             630,822

Raste pozitive             130,736

Raste të shëruara       107,163

Raste Aktive                 21,190

Humbje jete                  2,383

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16661

Fier      1686

Durrës  575

Shkodër      559

Korçë    483

Gjirokastër   365

Vlorë    272

Elbasan   126

Kukës     186

Dibër    123

Berat       101

Lezhë     53

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026