Rritet numri i vdekjeve nga COVID në Shqipëri, mes viktimave një 33-vjeçar

27 Shtator 2021 | 18:38

13 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Viktima më e re në moshë është një 33-vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë tha se nga 4064 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 295 qytetarë, në këto bashki:

162 qytetarë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjakë, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakastër, 2 në Kukës, Kurbin, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd.

Në të gjithë vendin janë 10.841 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 189 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (27 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        295

Të shëruar në 24 orë      1075

Të shtruar në spitale       189

Humbje jete në 24 orë     13

Testime ditore                 4064

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026