Rritet numri i viktimave dhe i të prekurve nga Covid-19 në Kosovë
Kosova vijon të përballet çdo ditë me shtim të rasteve të reja me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën gjashtë qytetarë, ndërsa nga 1617 teste të kryera gjithsej, 661 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili shton se deri tani në gjithë Kosovën kanë humbur jetë 720 pacientë të prekur nga coronavirus.
“Numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste nga 102.012 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 720 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.565”, njofton IKSHPK-ja.
Rastet pozitive:
Komuna Prishtinë 324 raste, komuna Ferizaj 42 raste, komuna Fushë Kosovë 39 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Gjakovë 35 raste, komuna Podujevë 35 raste, komuna Lipjan 19 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Shtime 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Hani i Elezit 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kllokot 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe komuna Junik 1 rast.
Autoritetet e shëndetësisë publike ftojnë qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskë dhe të shmangin grumbullimet masive.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta