Rritet numri i viktimave në Kosovë nga Covid-19

30 Mars 2021 | 15:28

Katërmbëdhjetë qytetarë të konfirmuar pozitivë me Covid-19 kanë ndërruar jetë në Kosovë.

Të dhënat raportohen nga ana e Institutit të Shëndetit Publik, i cili thekson se janë kryer 3892 testime, prej të cilëve 752 qytetarë janë konfirmuar të prekur me coronavirus.

Qytetarët që kanë humbur jetën janë të moshave nga 57-83 vjeç, kurse qyteti i Prishtinës rezulton më i prekuri nga pandemia.

Që prej fillimit të pandemisë  në Kosovë kanë ndërruar jetë 1858 qytetarë, shumica me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga 422.380 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.858 raste të vdekjes”, thekson IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 341 raste, Ferizaj 53 raste, Kamenicë 38 raste, Gjilan 36 raste, Prizren 33 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Pejë 21 raste, Gjakovë 18 raste, Obiliq 17 raste, Kaçanik 16 raste, Istog 15 raste, Klinë 14 raste, Viti 14 raste, Podujevë 13 raste, Suharekë 13 raste, Graçanicë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Drenas 8 raste, Deçan 7 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 3 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Junik.

Pas sigurimit të dozave të para nga programi COVAX, Kosova ka nisur menjëherë vaksinimin për grupet shoqërore, të cilat janë më të ekspozuara nga coronavirus.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026