Rritet numri i viktimave në vend nga COVID-19, ndërron jetë 90-vjeçari nga Tirana

24 Qershor 2020 | 13:37

Rritet numri i viktimave në Shqipëri si pasojë e pandemisë globale të COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një pacient 90-vjeçar nga Tirana, i  cili vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

“Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH.

Që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave në Shqipëri nga COVID-19 ka shkuar në 48. Gjatë ditës së sotme u regjistruan 67 raste të reja me COVID-19, ndërkohë mbetet shqetësuese rritja e numrit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026