Rritet sërish numri i të infektuarve me COVID-19, regjistrohen 52 raste në 24 orë

23 Qershor 2020 | 09:05

Pavarësisht se një ditë më parë numri i rasteve me COVID-19 shënoi një rënie të ndjeshme, sot kjo shifër ka pësuar sërish rritje. Ministria e Shëndetësisë thekson së në 24 orët e fundit janë kryer 328 raste të dyshuara, ndërsa 52 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

“Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë”, njofton ministria. 

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja tha se pavarësisht numrit të të shëruarve, ka pasur një rritje të qytetarëve të shtruar te Infektivi. Sipas saj, aktualisht në ambientet e Spitalit ne Infektiv në QSUT po marrin shërbim mjekësor 81 pacientë, ku 11 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Përkundër rasteve të reja, ministria bën me dije se listës së të shëruarve në 24 orë i janë shtuar edhe 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë aktualisht janë 807 persona aktivë me COVID-19, repektivisht të shpërndarë në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që në rast se përdorin transportin publik, duhet të mbajnë me patjetër maska mbrojtëse. Sipas këtij institucioni, ekipi i Task-Forcës do jetë në terren dhe nuk do të lejojë asnjë rast, i cili bie ndesh me rregullat dhe me protokollet higjieno-sanitare.

“Me rihapjen e transportit publik është domosdoshmëri mbajtja e maskës nga të gjithë, ata në shërbim dhe përdoruesit e transportit publik, dezinfektimi i mjeteve të transportit etj. Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve”, theksoi Daja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026