Rritja e çmimeve, të moshuarit në Korçë me sytë nga fëmijët për të përballuar jetesën
Me afrimin e sezonit të dimrit, qytetarët në Korçë shprehen të revoltuar pas lajmit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Shtresa me e prekur është ajo e pensionisteve. Sipas tyre, jetesa është bërë e papërballueshme, pas rritjes edhe të çmimit të bukës, gazit, druve për ngrohje dhe çmimeve të shportës.
Teksa dimri po troket në Korçë, çmimet e druve, naftës dhe gazit janë gjithmonë e në rritje. Nga 35 në 37 mijë lekë te vjetra një metër dru, nga 165 lekë që kushtonte me pare nafta sot është 180 lekë e gazi nga 60 lekë në 80 lekë, bëjnë që këto çmimet të jenë të papërballueshme për pensionistët në Korçë.
Juglindja e Shqipërisë njihet për klimën e saj të ftohtë e vështirësia shtohet këtë vit me rritjen e çmimeve të alternativave të ngrohjes, e më të prekurit janë pensionistët. Të pyetur nga kamera e Euronews Albania ata shprehen se rrija e çmimit të karburantit dhe gazi ua ka vështirësuar më shumë jetesën.
“Pensioni duhet të shkojë 350 mijë që t’ia dalim me këto çmimet që janë rritur. Jo më me 120 mijë lekë të vjetra. Drutë shkuan 40 mijë lekë, kubikë 25 mijë. Nuk është e përballueshme, por s’ke ç’ben, s’ke nga ja mban”, thotë një i moshuar.
“Pensioni nuk del. Unë ngrohem me energji elektrike, kjo me tremb. Po qe se ndërpritet dhe rritet çmimi në stratosferë, si t’ia dal? E vështirë”, thotë një tjetër.
Një familje në Korçë duhet të harxhojë mesatarisht afro 10 metër dru për t’u ngrohur në dimër, që e përkthyer do të thotë 400 mijë lek të vjetra. Ato familje që ngrohen me gaz apo mjete të tjera duhet afërisht të harxhojnë rreth 1 milion lek të vjetra. Çmimi i druve në Korçë sot varion nga 35-37 mijë lekë të vjetra, i gazit 80 lekë e i naftës 180 lekë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta