Rritja e çmimit të banesave, pedagogia Blerina Hoxha: Industria e ndërtimit ”pastron” paratë

1 Dhjetor 2020 | 11:33

Sipas Bankës së Shqipërisë sa i përket ecurisë e çmimeve të pasurive të paluajtshme, gjashtë mujori i parë i 2020 ka reflektuar efektet negative që ka pasur pandemia dhe tërmeti por jo mjaftueshëm sa për të ulur çmimin e banesave në Tiranë.

Kjo rritje e vazhdueshme e çmimit të banesave në Tiranë u sqarua përmes një grafiku të një studimi të bërë nga pedagogia Blerina Hoxha në studion e Euronews Albania me gazetaren Bruna Çifligu.

Sipas saj rritja e çmimit të banesave ka qenë gjatë gjithë kohës në Shqipëri dhe jo diçka që ndodhi vetëm prej pandemisë.

“Industria e ndërtimit është ajo që “pastron” CASH-in e tepërt në treg,” – u shpreh Blerina Hoxha.

Ajo sqaroi se sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë vetëm 60% e shtëpive të blera për arsye banimi janë marrë me kredi. Pra, në një analizë të thjeshtë, siç tha dhe pedagogia, nëse heqim 10% të shoqërisë që ka mundësi të përballojë blerjen e një shtëpie, pjesa e mbetur prej 30% ka të vetmin shpjegim, tregun e pandershëm.

“Sa i përket indeksit të çmimit të banesave i cili është një raport që prodhohet nga Banka e Shqipërisë çdo gjashtë muaj vihet re një trend rritës për qytetin e Tiranës,” – tha Hoxha teksa tregoi se nga gjashtë-mujori i dytë i vitit 2019 në gjashtë-mujorin e parë të vitit 2020 ka një rritje prej 6.5%.

Në krahasim me 2013-tën ka një rritje prej më shumë se 40% të indeksit të çmimeve.

Sipas Hoxhajt, rritja e çmimit të banesës ndodh për dy arsye:

  • ulja e ofertës,
  • rritja e kërkesës.

Ndërkohë që për rritjen e çmimit pikërisht në kohë pandemie pedagogia ju referua tre arsyeve kryesore:

  • lëvizja e qytetarëve nga zonat periferike drejt qendrës së Tiranës, gjë që rrit kërkesën dhe ofertat nuk ulen,
  • 35% e banesave janë blerë nga qytetarë që nuk janë rezident në kryeqytet dhe janë persona që mund t’i përballojnë çmimet,
  • informaliteti i tregut.

Ky i fundit është pikërisht faktori më kyç që ndikon te mos ulja e çmimeve të banesave pavarësisht krizës ekonomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026