Rritja e çmimit të bukës, efekt zinxhir nga shtrenjtimi i miellit, thonë prodhuesit
Rritja e çmimit të bukës ka ardhur si reaksion zinxhir që nis nga import i prodhimit dhe tregtimi.
“Faktorët e prodhimit janë shumë të vështirë dhe një ndër ata janë rritja e çmimit të miellit. Ju e kuptoni se lëndët e para janë rritur në të gjithë botën, hekuri është rrit, plastika është rrit edhe si lëndë e parë mielli dhe gruri janë rritur”, u shpreh Pëllumb Thethi, prodhues.
Kështu e argumentojnë prodhuesit e bukës rritjen e çmimit të këtij produkti.
Pëllumb Thethi, një prej prodhuesve paralajmëron se do të ketë sërish rritje.
“Për momentin është 10 lekë, por nuk e mendoj se e përballon. Unë jam shumë njerëzor dhe e kryej këtë aktivitet prej 27 vitesh dhe në çdo situatë që ka kaluar Shqipëria, qoftë në luhatjet e çmimit, qoftë nga ndryshimet drastike që ka pasur nga sistemi në sistem, por edhe në krizat më të mëdha që ka kaluar në ato kohë kur edhe shteti nuk ishte aq funksional, buka ka qenë njerëzore dhe ka shërbyer dhe nuk e ka abuzuar. Nuk mendoj se i përballon këto kushte rritja e çmimit me 10 lekë”, shtoi ai.
Sipas tij furrat e bukës janë të detyruara ta bëjnë këtë ndryshim çmimi, pasi mbi ta rëndon edhe fatura e TVSH-së.
“Në të gjitha dyqanet, disa prodhues shesin bukë duke shpërndarë pa faturë tatimore dhe t’i shkon në çdo supermarket duke dalë dhe këtu jashtë shtëpisë sime dhe t’i merr bukë pa faturë. Si mund ta shes ai pa faturë nëse nuk e ka marrë pa faturë?”, u shpreh ai.
Buka është produkti me ndjeshmërinë më të lartë nga qytetarët, kur bëhet fjalë për rritje çmimi. Shpenzimet për ata janë të përditshme dhe në familjet në nevojë ekonomike, konsumi i saj është edhe më i lartë, kjo për pamundësi të blerjes së shumë produkteve të tjera ushqimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta