Rritja e çmimit të karburanteve, nafta 20 lekë më shtrenjtë, gazi dyfish
Çmimi i gazit për litër brenda një viti është dyfishuar. Në fillim të vitit 2021, gazi ishte nga 50-60 lekë për litër, por nga një vëzhgim në pikat e karburanteve rezulton se çmimi është rritur deri në 90 lekë për litër.
Edhe nafta është shtrenjtuar sërish me 10 deri në 20 lekë për litër, duke ndikuar drejtpërdrejtë tek drejtuesit e makinave.
“Ka ndikuar kaq shumë sa, nuk është në dorën tonë, ne vetëm jemi konsumator,” – shprehet një qytetar.
“Shumë keq, po u rrit nafta, rritet çdo gjë. Atë naftë prapë kemi, mbi kë do bjerë kjo, mbi njerëzit bie,” – thotë një tjetër.
“Gazin 48 e kemi marrë në këtë periudhë, tani me 67,” – llogarit një qytetar tjetër.
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli e cilëson abuzive rritjen e vazhdueshme të karburanteve në vend. Ai tha për Euronews Albania se “sa herë që çmimi ndërkombëtar rritet, importuesit e naftës e risin çmimin”.
Çoçoli kujton se ligji i detyron kompanitë të kenë tre muaj rezerva karburanti, por në një kohë kur çmimet ndërkombëtare kanë luhatur periudhën e fundit, çmimet në tregun vendas nuk mund të luhateshin kaq shpejt.
Konfederata e Industrive të Shqipërisë këtë të dielë i bëri thirrje institucioneve të ndërhyjnë sa më parë për të zbutur pasojat e rritjes së çmimit të karburanteve, pasi sipas tyre kjo rritje rrezikon të marrë përmasat e një krize energjetike në vitin 2021-2022.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër