Rritja e infektimeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos tre masa të reja kufizuese
Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Albana Fico tha se ekspertët po monitorojnë situatën me Covid-19, ndërkohë shtoi se po vijon puna në terren për kryerjen e testimeve dhe gjurmimit të rasteve të mundshme me Covid-19. Gjatë komunikimit me mediat znj. Fico lajmëroi se Komitetit ka marrë tre masa shtesë kufizuese, si përpjekje për të frenuar përhapjen e gjerë të epidemisë në popullatë.
Masat e marra konsistojnë si vijon:
-Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.
-Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet.
– Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.
Komiteti Teknik i Ekspertëve thotë së në tre spitalet Covid janë të shtruar 406 pacientë. Drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico shtoi se skenarët për përfshirjen e spitaleve rajonale janë gati në momentin, që do ketë ezaurim të katër spitalet Covid.
“Në tre spitalet covid janë shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në kater strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve, ndërkohë që skenaret e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve Covid”, tha Fico.
Rritja e rasteve të të infektuarve dhe shtrimi në spitale ka ngritur shqetësim të madh tek qytetarët, të cilët krahas merakut për shëndetin, i druhen edhe skenarit të ri-mbylljes së ekonomisë. Doktoreshë Albana Fico tha se aktualisht nuk ka asnjë arsye për ta çuar vendin në mbyllje të plotë, por shtoi se situata e pandemisë po monitorohet nga java në javë.
“Kjo është një situatë, e cila vlerësohet në dinamikën e vet. Sot që flasim opsioni i mbylljes së Shqipërisë do të ishte opsioni i fundit”, shtoi ajo.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta