Rritja e kultivimit të kanabisit, Ardi Veliu kundërshton të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme

29 Maj 2020 | 12:31
Policia ka kundërshtuar raportin e Prokurorisë së Përgjithshme se gjatë vitit 2019 është dyfishuar kultivimi i kanabisit në Shqipëri.
 

Gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu pranoi gjithsesi se ka një tendencë në rritje të këtij fenomeni, ndërsa hodhi akuza për lirimin e autorëve.

Kreu i Policisë raportoi me shifra arrestimet që janë kryer për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike, kurse një pjesë të fajit e shpërndan tek gjykatat. 

“Personat të ndjekur penalisht për kultivimin në 2018 kemi 208 persona. Në 2019 kemi 507 persona. Persona të arrestuar dhe të ndaluar për kultivim në 2018 kemi 101 persona, në 2019 kemi 294 persona, personat të ndjekur penalisht me metoda proaktive 59 persona më 2018, 148 persona në 2019. Kam bërë një analizë në lidhje me numrin e të gjithë shtetasve shqiptarë, të cilët janë kapur në flagrancë nga Policia e Shtetit në kultivim e sipër, ose janë arrestuar mbi bazën e finalizimeve të procedimeve, numri i personave që janë aktualisht në burg është shumë i ulët, o janë detyrim paraqitje, o kanë dalë në arrest shtëpie, ose u është pushuar çështja. Numri është shumë i ulët që ne kemi kapur në flagrancë dhe trajtimi që u është bërë në gjykatë, këta zotërinj janë ose në shtëpi, ose detyrim paraqitje, ose janë rrugës”, tha Veliu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026