Rritja e pagave vjen kur rritet ekonomia jo dhuratë nga partia, thotë eksperti i ekonomisë

16 Shtator 2021 | 12:44

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi i cilësoi jorealiste premtimet e qeverisë për rritje të pagave.

Sipas tij, rritja e pagave vjen kur kemi rritje të rendimentit të punës, apo kur ekonomia ka rritje dyshifrore përndryshe përkthehet në më shumë taksa për grupet e tjera.

“Rritja e pagave nuk është dhuratë e partisë për një grup shoqëror, ndryshe shndërrohet në një taksë për gjithë shoqërinë”, tha Preçi.

Referuar projekteve të infrastrukturës të prezantuara nga kryeministri, që përfshijnë porte turistike dhe aeroporte, z. Preçi tha se është e rëndësishme që qeveria duhet ta fokusohet në veprimtarinë e prodhimit vendas dhe në fuqizimin e ekonomisë kombëtare.

Z. Preçi tha se ulja e borxhit publik në 60 për qind është një objektiv jorealist. Kjo sipas tij, vë në dyshim faktin se me çfarë do të ndërtohen veprat infrastrukturore me PPP që janë shumë të kushtueshme, siç janë portet dhe aeroportet e premtuara nga qeveria në këtë mandat.

Ai e cilësoi jokorrekte publikimin e programit qeverisës vetëm një ditë përpara se ai të votohet në kuvend, teksa theksoi se qeveria ka për detyrë të bëjë transparencë para grupeve të interesit.

“Mungesa e transparencës dhe dhënat e kohës së mjaftueshme në publik dhe për grupet e interesit para se programi të miratohet në kuvend sipas tij është detyrë e qeverisë dhe jo thjesht debat politik i opozitës”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026