Rritja e pagës minimale dhe rënia e euros dëmtojnë fasonët, bien shitjet

18 Shkurt 2026 | 17:56

Rritja e pagës minimale dhe zhvlerësimi i euros kanë thelluar krizën e fasonerive në vend. Sektori, i cili numëron rreth 60 mijë të punësuar, dhe prej vitesh ka pasur peshë në tregun e eksporteve, po regjistron edhe mbyllje të fabrikave të vogla dhe të mesme.  

Mbyllja është reflektuar dhe në rënien e eksporteve të tekstileve e këpucëve në janar, kur eksportet kushtuan 8 miliardë lekë, me rënie vjetore 6%.

Industria fason funksionon me marzhe të ulëta fitimi dhe me kontrata të lidhura kryesisht me tregjet europiane, ku çmimet përcaktohen nga konkurrenca globale. Ndaj çdo rritje e kostove të punës reflektohet menjëherë në strukturën financiare të kompanive.

Paga minimale në janar ishte 25% më e lartë se në 2024 dhe 66 % më e lartë se në 2021, duke synuar rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e standardeve të jetesës. Megjithatë, për fabrikat prodhuese, kjo rritje po përkthehet në një presion të fortë mbi kostot dhe konkurrueshmërinë.

Rritja e pagës minimale nuk ndikon vetëm te paga bazë. Ajo shoqërohet me rritje të kontributeve shoqërore, sigurimeve dhe kostove të tjera të lidhura me fuqinë punëtore. Për një fabrikë me qindra punonjës, ndikimi shumëfishohet, duke e bërë çdo vendim për rritje pagash një barrë të drejtpërdrejtë mbi bilancin financiar.

Kujtojmë se, eksportet e tekstileve e këpucëve vijojnë të jenë grupi më i madh eksportues në vend me 30% të totalit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026