Rritja e pagës minimale, Zusi: Nëse nuk kompensohet barra fiskale tek biznesi, impakti do jetë i kundërt

25 Shtator 2020 | 08:32

Biznesi fason kërkon që rritja e pagës minimale në 30 mijë lekë të shoqërohet me programe për nxitjen punësimit, pasi do është një kosto shtesë për biznesin.

Presidenti i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi tha për Euronews Albania se çdo iniciativë për të mbështetur shtresat në nevojë është e mirëpritur dhe paqortueshme, por nga ana tjetër duhet bërë vlerësimi i impaktit fiskal që ky vendim ka tek biznesi.

Ai tha që qeveria duhet të bëjë në mënyrë transparente edhe një bilanc sa është impakti fiskal po edhe real tek bizneset dhe duhet të kompensojë impaktin fiskal tek bizneset në të kundërt sipas tij impakti i kësaj nisme do të jetë i kundërt me pritshmërinë.

“Sepse në fund të fundit pagat do t’i rrisë biznesi. Por nga ana tjetër, biznesi duhet të ketë mundësi për t’i rritur pagat. Nëse biznesi nuk ka mundësi t’i rrisë pagat mund të shkurtojë vendet e punës.

Nëse me vendim qeverie vetëm do i merren ca para për t’ia dhënë dikujt tjetër vetëm sa kemi rritur mundësinë për reduktim të vendeve të punës”, tha z. Zusi.

Z. Zusi sugjeroi që qeveria të merrte dy masa për të minimizuar impaktin negativ të këtij vendimi tek biznesi

“Rritja e pagës të bëhet e diferencuar me kategori sipas qyteteve dhe rajoneve të Shqipërisë. Një pagë minimale 300 mijë lekë në Tiranë bën sens, por në një qytet tjetër ajo mund të kthehet në barrë për investitorët, që nuk do të shkojnë më në ato rajone që të investojnë.

Rekomandimi tjetër është rritja e pragut ku fillon pagimi i tatimit mbi të ardhurat personale i cili duhet të fillojë të paktën tek paga  500 mijë lekë. Kështu kompensojmë barrën fiskale të biznesit, pasi TAP e paguan biznesi. Në këtë mënyrë mund të nxitet konsumi, i cili në këtë kohë pandemie ka rëndë ndjeshëm”, tha z. Zusi.

 

Lexoni gjithashtu:

Rritja e pagës minimale, fasonët: Shton koston për biznesin, të hapen programe punësimi

Rama prezanton programet e reja të punësimit: Sfidë, vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026