Rritja e tregtisë globale, OBT: Parashikimet pozitive, por pandemia e COVID mund ta reduktojë
Organizata Botërore e Tregtisë i bëri një ndryshim të lehtë parashikimit për rritjen vjetore të tregtisë globale, pas rënies së verifikuar në 2020-n, që ishte gjithsesi më pak e ashpër sesa parashikimet ekzistuese kur coronavirusi ra për herë të parë.
OBT deklaroi të mërkurën se priste që tregtia e mallrave të rritet këtë vit me 8%, pas rënies së fundit me 5.3%, krahasuar me shifrat e verifikuara në tetor, kur rritja ishte 7.2% dhe rënia 9.2%.
Organizata me bazë në Gjenevë deklaroi se gjithashtu se rritja tregtare pritet të ngadalësohet në 4% në 2022-shin, me efektet e pandemisë që do të vijojnë të ndihen dhe me tregtinë globale që do të shkojë poshtë trendit të para pandemisë.
“Rritja tregtare pritet të ngadalësohet në 4% në vitin 2022. Është me rëndësi të theksojmë se kjo do ta çojë tregtinë poshtë trendit të para pandemisë. COVID-19 vijon të përbëjë kërcënimin më të madh për të ardhmen e tregtisë dhe mënyrat e reja të infektimit mund të minojnë çdo shpresë për rimëkëmbje,” – u shpreh Ngozi Okonjo-Iweala, drejtoreshë e përgjithshme e OBT-së.
Drejtoresha e OBT-së shtoi gjithashtu se një shpërndarje e shpejtë e vaksinës në të gjithë botën mund të rrisë vlerësimin për vitin 2021 me 2.5 pikë përqindje por nënvizoi se shpërndarja e ngadaltë do ta ulte atë me 2 pikë.
Nëse parashikimet realizohen, OBT pret që eksportet nga Azia të jenë 10% më shumë se në vitin 2019. Tregtia e mallrave nga Evropa dhe Amerika e Veriut do të mbetet e qëndrueshme, ndërsa eksportet nga Afrika dhe Lindja e Mesme do të tkurren përkatësisht me 4 dhe 3%.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni