Rritje e ndjeshme e atyre që japin ryshfet në Shqipëri, Gjergji Vurmo: Lidhet me besimin e ulët te institucionet
Numri i shqiptarëve që deklarojnë se kanë paguar ryshfet në shërbimin publik, u rrit në 32 % në vitin 2020, krahasuar 19% që ishte në 2019-n, sipas Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Gjergji Vurmo, drejtor programi pranë IDM-së tha për Euronews Albania se shkalla e korrupsionit lidhet me ato institucione ku besimi publik është i ulët.
Ai përmendi reformën në drejtësi dhe sqaroi se ka një boshllëk të madh mes atyre që kanë pritshmëri se cilësia e jetës do të përmirësohet dhe atyre që nuk besojnë se reforma po zbatohet si duhet.
Rrjedhimisht, Vurmo pohoi se sipas tij korrupsioni nuk mund të zhduket as nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e as nga ndonjë “formulë magjike” që vjen nga Brukseli.
Urdhri ekzekutiv i Biden kundër korrupsionit nuk është e thënë të zgjidhë gjë. Sipas tij janë institucionet dhe vetë qytetarët që duhet të marrin mesazhin e këtij urdhri.
“E vetmja mënyrë është që ne të ndërgjegjësohemi dhe të trimërohemi me veten tonë dhe të përballemi me këtë fenomen”, u shpreh drejtori i programit pranë IDM-së.
Sa i takon Brukselit, Gjergji Vurmo tha se nuk po shihet asnjë veprim konkret i ndërmarrë, kur ende vijojnë negociatat me Serbinë apo Malin e Zi, ndërkohë që korrupsioni në këto vende po shkatërron demokracinë.
Në fund të intervistës me Euronews Albania, drejtori i programit pranë IDM-së tha se besimi është në ulje dhe askush nuk ka besim as te politika që voton vetë, me zgjedhje të lirë, përveçse kur presim që politika të na zgjidhë halle individuale.
“E gjitha kjo është një rreth vicioz. Ne nuk e kuptojmë rëndësinë e një vote të shitur sot ama nuk e kemi problem të ankohemi për 30 vjet rresht që këtu nuk ndryshon asgjë. Sigurisht që mund të ndryshojë gjithçka në këtë vend, por atë ndryshim nuk duhet ta kërkojmë jashtë vetes. Të fillojmë njëherë me veten tonë”, përfundoi Vurmo.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta