Rrjedhja e dosjeve sekrete të “Speciales”, avokatja Rudina Jasini: Do ketë pasoja në dy plane

25 Shtator 2020 | 14:53

Arrestimi i kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK”, Hysni Gucati ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë. Euronews Albania zhvilloi një bisedë me avokaten Rudina Jasini, e cila  tha se nxjerrja e dokumenteve konfidenciale është rast i paprecedentë dhe që bie ndesh me nivelin e sigurisë.

“Unë do ta nisja analizën sot mbi nxjerrjen e dokumenteve, që presupozohet të kenë dalë nga zyra e Prokurorisë së Specializuar pranë Gjykatë Speciale në Hagë, që do përbënte një shkelje shumë të rëndë të sigurisë, por edhe të paprecedentë’, tha ajo.

Sipas saj, arrestimi i Hysni Gucatit ka ardhur pasi mund të ketë pasur dyshime të arsyeshme, që një pjesë e dokumenteve mund të jenë publikuar nga vetë zyra e OVL-UÇK-së.

“Arrestimi që i është bërë kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK-së) në Prishtinë, padiskutim që ka lidhje me nxjerrën e këtyre dokumenteve, që presupozohen të kenë dalë nga zyra e prokurorit së specializuar. Unë nuk e kam parë fletë-arrestin, dhe nuk e di se cilat janë arsyet se përse ky individ është arrestuar, por mendoj se duhet të ketë pasur dyshime të arsyeshme që një numër dokumentesh duhet të kenë rrjedhur nga zyra e OVL-UÇK-së”, shtoi ajo.

Për avokaten Jasini, publikimi i materialeve sekrete do të ketë pasoja të dyanshme.

 “Kjo do të këtë pasoja dhe kjo cenon zyrën e Prokurorit të Specializuar. Pa diskutim që pasoja do të jenë në dy plane. E para njëherë është aspekti i cenimit të autoritetit të punës së zyrës së prokurorit të specializuar, por gjithashtu është edhe aspekti dytësor, që cenon procesin e drejtë gjyqësor”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026