Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt në Ballkanin Perëndimor publikon raportin për lirinë e mediave
Me mbështetjen e Komisionit Europian, shoqatat e gazetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor monitoruan zhvillimin e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve në vendet e tyre.
Gjetjet e raportit të Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt në Ballkanin Perëndimor (Safe Journalists) theksojnë se Shqipëria ka bërë përparim drejt demokratizimit në 30 vitet e fundit pas rënies së regjimit komunist.
Duke iu përgjigjur ndryshimeve socio-kulturore, politike dhe ekonomike të vendit dhe përparimeve në teknologji, tendencave globale të medias dhe së fundmi, edhe krizës COVID-19, në raport specifikohet se mediat në Shqipëri kanë bërë përparime të konsiderueshme.
Referuar kësaj linje, nuk mund të flasim për një zhvillim linear. Në media reflektohet një dinamikë kryesore, ku dominojnë mediat klienteliste, të karakterizuara nga ndërvarësi dhe lidhje të fshehta me politikën dhe biznesin.
Kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e shprehjes, të medias dhe të informimit, por kjo liri vëren raporti, nuk zbatohet plotësisht në praktikë ku evidentohen shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të informimit dhe të shtypit.
Rekomandimi i raportit “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në Shqipëri” thekson se duhet ende punë në sigurimin e zbatimin e garancive ligjore për lirinë e shprehjes dhe të medias.
Për sa i përket pozicionit ekonomik të gazetarëve, vështirësitë kryesore vazhduan edhe në vitin 2020, veçanërisht në lidhje me punësimin, kushtet e punës, sigurinë dhe zhvillimin profesional.
Ndërkaq, në raporte të ndryshme argumentohet se Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) nuk ka qenë në gjendje të funksionojë si e pavarur nga politika.
Raporti thekson se anëtarët e AMA-s kanë përkatësi të pastër politike duke qenë se propozohen nga partia/koalicioni në pushtet që ka shumicën e vendeve në Kuvend dhe kjo rrjedhimisht e bën të vështirë pavarësinë e mediave në Shqipëri.
Një nga rekomandimet kryesore që jep raporti është rritja e transparencës dhe llogaridhënies së autoritetit rregullator të mediave.
Në vitin 2020, u hapën më shumë se dhjetë procese gjyqësore kundër gazetarëve, kryesisht për shpifje.
Nga raporti bëhet me dije se sulmet ndaj sigurisë së gazetarëve zakonisht janë dënuar nga zyrtarët shtetërorë dhe i kanë konsideruar si shkelje e lirisë së shprehjes.
Kritikat nuk munguan as për institucionet shtetërore, të cilat sipas studimit nuk kanë ofruar ndonjë mbrojtje të veçantë, ndërkohë situata paraqitet ndryshe tek organizatat e mediave, rrjetet ndërkombëtare të mediave dhe shoqëria civile, që sipas Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt ofrojnë më tepër mbështetje dhe burime.
Së fundmi, raporti thekson se nuk duhen toleruar rastet kërcënuese ndaj gazetarëve dhe medias në tërësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta