Rruga me pengesa drejt BE, Rama: S’kemi pasur probleme, por na i kanë sajuar
Kryeministri Edi Rama, thotë se Shqipëria nuk ka bërë dot hapa para drejt integrimit Evropian jo për shkak kushteve që ajo nuk i ka plotësuar, por kjo pengesë thotë ai vjen për arsye të problemeve që kanë vendet brenda unionit.
“Unë kur kam thënë që ju e thatë, kam jetuar në një Evropë tjetër, ishim në një Evropë të përpara krizës që e bëri Evropën konfuze. Europa sot nuk është Evropa që ishte në atë periudhë kur unë kam folur. Nuk kam asnjë datë, datat i jep Basha për këto punë, sepse ai i bën punët me data. Pa u bërë zgjedhjet në Holandë mos prisni, mbaruan zgjedhjet, tani ka dalë një problem tjetër që Bullgari bllokon RMV”, tha ai.
I pranishëm në emisionin “Ilva Now” përballë gazetares Ilva Tare, shefi i qeverisë shqiptare thotë se problemet e përfolura në adresë të Shqipërisë nuk janë reale, por janë të sajuara nga vendet e BE-së.
“Ata nuk kanë problem me ne, por kanë problemet e veta të brendshme. Ne nuk kemi pasur problem, na I kanë sajuar problemet, sepse janë sajesa që vijnë nga interesa të brendshme të shteteve, se ka vetëm një gjykatës kjo punë nuk ka gjykatës të tjerë, që është Komisioni Evropian. Ai është komisioni i provimit, kurse Këshilli Evropian është komiteti i partisë. I kemi bërë me kohë, por shto ujë dhe shto miell”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:02 TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë
- 09:58 “Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt
- 09:57 Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët
- 09:49 Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara
- 09:45 Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?