“Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”: Tri ditë festë, si dikur dhe kurrë më parë!

21 Shkurt 2024 | 19:22

Vetëm dy ditë larg startimit të tyre, “Karnavalet e Shkodrës” kanë tërhequr një vëmendje dhe interes të madh. Jo vetëm te vetë shkodranët, por edhe në media dhe pjesën tjetër të vendit. Ndoshta kjo sepse të gjithë mezi e kemi pritur ditën kur Shkodra të rimerrte shkëlqimin e dikurshëm dhe të zgjonte interesin që meriton për turistët vendas.

Dhe gjithë ky interes, kureshtje e pritshmëri do të shpërblehet njëqind për qind në tri ditët e aktiviteteve të “Karnavaleve të Shkodrës”, për këtë jemi më se të sigurt. “Pse?”, do të pyesni ju… Po sepse dimë kalendarin e aktiviteteve dhe ata janë njëri më i bukur se tjetri! Përveçse interesante, këto aktivitete janë gjithashtu gjithëpërfshirëse: Dita e parë iu kushtohet fëmijëve, e dyta të rinjve dhe e treta e finalja, të gjithëve.

“Rrugët e Shkodrës n’Karnaval” do të nisin të premten, më 23 shkurt, pikërisht me paradën e fëmijëve. Pastaj të gjitha shkollat do të mblidhen në një vend të përbashkët ku njëra pas tjetrës do të ngjisin në skenë edhe shfaqjet e tyre, duke çelur kështu siparin e festimeve. Çdo shkollë do paraqitet me temat respektive, duke u fokusuar në fusha të ndryshme si arti, teknologjia, mbrojtja e mjedisit, etj. Në fund një juri do të vlerësojë dhe shfaqjen më të mirë. Por dita e parë nuk do të ketë vetëm kaq. Do të ketë edhe dy kënde puntorie, si ai i kllounatave dhe i punimit të maskave e do të kulmojë me një shfaqje dritash, ose lightshow.

Dita e dytë e “Karnavaleve të Shkodrës” do t’u dedikohet të rinjve. Parashikohet që çdo gjimnaz të ngjitet ne skenë me një shfaqje, në bazë të minutazhit të caktuar nga grupi organizativ dhe sigurisht, në fund të shfaqjeve, njëra më e bukur se tjetra, do të shpallet një fitues. Përveç shfaqjeve të të rinjve do të mbahen edhe tre puntori, si ajo e kllounatave, e punimit të maskave dhe e makeup artist-ëve. Parada e çifteve me kostume e maska veneciane do të pasohet nga një lightshow dhe një koncert surprizë.

Kështu mbyllet dita e dytë për t’ia lënë vendin ditës së tretë e finale, që do të jetë edhe ajo e spektaklit të vërtetë, ku do të ketë parada, muzikë, bejte, artistë të mirënjohur dhe elemente unike, si djegia e dordolecit në mbyllje të ditës. Do të performojnë artiste si Rezarta Smaja, Ketlin Pjalmi, Martina Serreqi apo Savjana Vjerdha. Në 17:15 do të nisë marshimi drejt dordolecit, i cili do të pasohet nga një dragon show dhe djegia e dordolecit. Ndërkohë, në të tria mbrëmjet do të ketë festime në mbi tridhjetë bare, restorante e hotele.

“Karnavalet e Shkodrës” janë gati t’ju dhurojnë një nga përvojat më të paharrueshme këtë vit, duke i kthyer kështu shkëlqimin e merituar qytetit. Shkodra është gati. Po ti, a je gati? Rrëmbe maskën tënde dhe #gzonëshkodër!

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026