Rrugicat që kërkonin ”kripë”, vështirësi nga akulli, bashkia asnjë masë

18 Janar 2021 | 13:33

Ulja e temperaturave në qarkun juglindor të Korçës ka bërë që bora e rënë në qytet tre ditët e fundit të kthehen në formën e akullit. Të gjitha rrugët nacionale janë të hapura ndërkohë që problematike ngelet pjesa e rrugica dhe zonës periferike të qytetit. Me dhjetëra kanë qenë qytetarët korçare që janë paraqitur pranë urgjencës së spitalit rajonal të Korçës pas rrëzimit të rrugës “.

Mëngjesi i ditës së hënë e ka gjetur Korçën nën acar. Nëpër rrugicat e qytetit vihen re shtresat e akullit.

Banorët shprehen se përgjegjësia është e bashkisë për pastrimin e këtyre rrugëve.

“Patjetër që duhet kriposur po kush ta kriposë. Duhet bashkia, duhen njerëzit për ta kriposur. As bëhen merak se bëhet copë tjetri se s’bëhet. Me shumë vështirësi, ja nëpër dëborë. Këtu është akull si s’do biesh?” – u shpreh një i moshuar.

Ndërkohë që dhe qytetarë të tjerë kanë shprehur shqetësimin e tyre duke theksuar se ata që kanë më shumë vështirësi janë të moshuarit.

“Është problematike veçanërisht në lagjet ku ne jetojmë, në lagjen 1 dhe 2 sepse ka shumë të moshuar që nuk kalojnë dot dhe mund të pësojnë aksident gjatë kësaj kohe.Po besoj veç rrugëve kryesore që janë kujdesur dhe janë kriposur duhet të kujdesen të paktën me punëtorë dhe të ndërmarrjes së gjelbërimit të bashkisë që të marrin masa për të pastruar edhe rrugicat, sa të jetë e mundur edhe pse është traditë e familjeve korçare që gjithsecili e pastron pjesën përpara shtëpisë së vet,” – u shpreh një qytetar.

Ka pasur gjithashtu dhe qytetarë të tjerë që situata në qytetin e Korçës i ka bërë të revoltohen.

“Ore ne po blemë kripën nga shtëpia po ua hedhim rrugëve, është detyrë e bashkisë,” – tha një zotëri i moshuar.

Sipas zyrtarëve të bashkisë së Korçës pranohet vështirësia nëpër rrugicat e qytetit,  por për shkak të punës së madhe e cila po bëhet për pastrimin e rrugëve nacionale dhe zonave të bllokuara, kanë kërkuar sensibilizimin e qytetarëve për të pastruar vet pragun e tyre.

Gjithnjë sipas bashkisë, hedhja e kripës nëpër rrugica, nuk është zgjidhje, pasi në këtë mënyrë do të dëmtohej nga gërryerja kalldrëmi karakteristik i qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026