Ruan xhinset prej 2 dekadash, Sandra Wallis: S’i kam larë kurrë

21 Prill 2023 | 09:30

Ndërsa disa njerëz mund t’i shkatërrojnë xhinset e tyre në larje sa herë që vërejnë një njollë, një grua zbuloi se nuk i ka larë ato që ka si më të preferuara, për gati dy dekada.

Artistja Sandra Wallis, nga Hull duke folur për The Sun, tha se xhinset blu indigo M&S dukeshin njësoj si ditën kur i bleu, saktësisht 18 vite më parë.

Momenti u bë viral pasi Sandra e ndau atë në TikTok, me shumë njerëz që u habitën që artistja kishte kaluar kaq gjatë pa i larë xhinset në lavatriçe. Sandra zbuloi se ishte e habitur që kaq shumë njerëz ishin të interesuar për xhinset e saj.

“Epo, unë i kam ato për 18 vjet dhe i vesh vetëm një herë në vit, kështu që jam ok – më kanë mbetur edhe dy vjet për të bërë 2 dekada” tha ajo në emision, duke u ngritur për të treguar xhinset e veshura.

Sandra e rindau momentin në TikTok-un e saj, ku u pa më shumë se 568,000 herë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026