Ruanda goditet nga vërshime masive, qindra viktima
Të paktën 115 njerëz kanë vdekur për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën Ruandën veriore dhe perëndimore pas reshjeve të dendura të shiut, tha transmetuesi shtetëror të mërkurën, më 3 maj, teksa paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.
“Shiu që ra mbrëmë shkaktoi fatkeqësi në provincat veriore dhe perëndimore”, tha Agjencia e Transmetimeve të Ruandës (RBA) në faqen e saj të internetit.
“Aktualisht, shifrat preliminare të publikuara nga administrata e këtyre krahinave thonë se janë deklaruar si të vdekur 115 persona”.
Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë shtëpi të përmbytura në lumenj balte, rrugë të bllokuara dhe fusha të përmbytura plotësisht.
RBA raportoi se niveli i ujit ishte ende në rritje dhe për këtë arsye tha se ka rrezik që të rritet numri i viktimave.
Shumica e viktimave jetonin në provincën perëndimore që kufizohet me liqenin Kivu, sipas RBA.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta