Rubio për situatën në Bosnje-Hercegovinë: Po shqyrtojmë disa opsione veprimi
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA-ja është duke shqyrtuar opsione të ndryshme në lidhje me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, por theksoi se “është e qartë që nuk duhet të ndodhë shpërbërja e vendit dhe një konflikt i ri”.
“Ne nuk duam asnjë ndarje atje… Gjëja e fundit që na duhet është një krizë tjetër, dhe ne tashmë kemi shprehur mendimin tonë për këtë”, tha Rubio në një deklaratë kur u pyet të komentonte deklaratën e tij të mëparshme se “veprimet e presidentit të Republikës Srpska, Millorad Dodik, minojnë institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj”.
Autoritetet e Republikës Sërpska, të udhëhequra nga Dodiku, kanë kërcënuar me shkëputje dhe kanë tentuar të ndalojnë funksionimin e institucioneve shtetërore të drejtësisë dhe policisë në territorin e këtij entiteti.
“Për sa u përket mundësive të veprimeve të ardhshme, ne po shqyrtojmë opsione të ndryshme, por ajo që është krejtësisht e qartë , pavarësisht mundësisë për dallime midis nesh, është se kjo situatë në Bosnje dhe Hercegovinë që nuk duhet të çojë në shpërbërjen e vendit, as të çojë në një konflikt të ri”, tha Rubio.
Sekretari amerikan i Shtetit shprehu shpresën se SHBA-ja mund të bëjë diçka për të “evituar fillimin e një tjetër konflikti në Evropë”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, deklaroi të hënën në Sarajevë se aleanca nuk do të lejojë që paqa e fituar me mund të rrezikohet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të krijohet një vakum sigurie në vend.
“Sigurisht, jam i shqetësuar për situatën e sigurisë, por ky nuk është viti 1992 dhe ne nuk do të lejojmë krijimin e një vakumi sigurie. E di që EUFOR-i është plotësisht i gatshëm të mbajë një mjedis të qëndrueshëm sigurie. Ne nuk do të lejojmë që paqa e fituar me mund të rrezikohet”, tha Rute.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta