Rubio: Përpjekjet për të njohur Palestinën e bëjnë të vështirë përfundimin e luftës
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se përpjekjet ndërkombëtare për të njohur një shtet palestinez “e inkurajojnë” Hamasin dhe e bëjnë më të vështirë përfundimin e luftës.
Rubio shtoi se SHBA-të ua kanë shprehur këtë qëndrim aleatëve si Britania e Madhe, Franca dhe Kanadaja, raportoi Guardian.
Gjatë vizitës së tij në Izrael, ai paralajmëroi gjithashtu se nëse Hamasi “sheh se po fiton mbështetje në të gjithë botën, mund të braktisë marrëveshjen për të cilën është pajtuar në heshtje” dhe thotë se kjo mund të rrezikojë lirimin e pengjeve izraelite.
Rubio udhëtoi për në Izrael për t’i përcjellë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pakënaqësinë e Shteteve të Bashkuara për sulmin e fundit izraelit në Doha të Katarit, nën pretekstin e sulmit ndaj selisë së Hamasit.
Në prag të takimit, Rubio njoftoi se do të fliste me Netanyahun rreth planeve ushtarake të Izraelit për të pushtuar qytetin e Gazës, si dhe qëllimin e Izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta