Rubio telefonon homologun ukrainas, i përcjell mesazhin e Trump

8 Mars 2025 | 14:55

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi një telefonatë me ministrin e Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, të premten në mbrëmje.

Sipas deklaratës zyrtare, Rubio i përcolli homologut të tij mesazhin e Presidentit Donald Trump, i cili është i vendosur t’i japë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur.

“Rubio theksoi se Trump synon një zgjidhje të shpejtë të konfliktit trevjeçar dhe nënvizoi se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar një paqe të qëndrueshme”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Ndërkohë, një reagim ka ardhur edhe nga Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila komentoi sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Përmes një postimi në platformën X, Kallas deklaroi se sulmet masive të ndërmarra nga Kremlini gjatë natës tregojnë se Rusia “nuk ka interes për paqen”.

“Raketat ruse vazhdojnë të bien pa pushim mbi Ukrainën, duke shkaktuar më shumë viktima dhe shkatërrim. Putin, edhe një herë, tregon se nuk ka interes për paqen”, shkroi ajo.

Kallas, ish-kryeministre e Estonisë dhe aktualisht kryediplomatja e BE, shtoi: “Ne duhet të rrisim mbështetjen tonë ushtarake – përndryshe, edhe më shumë civilë ukrainas do të paguajnë çmimin më të lartë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026