Rudina Hajdari në Elbasan: Ngjarja është e frymëzuar 100% nga prapaskenat politike

21 Prill 2021 | 16:32

Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës “Thurje”, Rudina Hajdari ka dënuar ngjarjen e regjistruar sot në qytetin e Elbasanit.

Duke folur për mediat nga qyteti i Elbasanit, znj. Hajdari ngjarjen e sotme e konsideroi si vrasje me “prapvijë politike”.

Ajo theksoi se kjo ngjarje ka shkaktuar ankth dhe pasiguri të shtuar tek banorët e Elbasanit.

“Kjo situatë po u shkakton ankth shimë pasiguri të gjithë qytetarëve të Elbasanit.  Është modeli që ne duhet të refuzojmë në këtë momente. Ajo çfarë di unë, është se kjo ngjarje është e frymëzuar 100% nga prapaskenat politike, dhe fakti që është e frymëzuar nga prapaskenat politike thjesht për të marrë vota më 25 prill…Këta janë në gjendje për të bërë gjithçka, janë në gjendje të vrasin njerëzit”, tha Hajdari.

Kandidatja për deputete i bëri thirrje institucioneve të zbardhin ngjarjen e rëndë dhe autorët të ndëshkohen.

“Sapo kam folur me z. Veliu dhe jam duke komunikuar pikërisht për të marrë informacion rreth kësaj ngjarjeje. Ajo çfarë dua unë është së kjo ngjarje duhet investiguar 100% nga prokuroria dhe të dënohen jo vetëm ata që ë kanë bërë këtë, por edhe që e kanë dhënë komandën”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026