Rudina Hajdari: Rezultati tregon se Biden mbetet shumë i fortë

5 Nëntor 2020 | 21:29

Deputetja, Rudina Hajdari duke komentuar zgjedhjet e fundit në SHBA dhe akuzat për manipulim të votës, thotë se do të ndikojë për keq në imazhin e saj ndërkombëtar.

“Akuza të tilla duhet të bazohen në fakte pasi në momentin që politizohen e gjitha kjo pastaj ka njëlloj ndikimi në glob dhe vendet e tjera që janë më pak të zhvilluara dhe me demokraci të brishtë”, tha ajo duke folur për Euronews Albania.

“I humb karta morale për të justifikuar pozicionin e saj të fortë që në vend të tjera të eksportojë ide apo moral për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shtoi znj. Hajdari më tej.

Për rezultatin e deritanishëm, deputetja deklaroi se i gjithë procesi ka qenë i paparashikuar duke theksuar se ka  pasur një pjesëmarrje shumë të madhe.

“Deri diku sondazhe e kishin parë që Biden do të kishte avantazh, por edhe fakti që Trump u votua kaq shumë tregon se mbetet ende në një pozicion shumë të fortë”, tha ajo.

Sipas ligjvënëses shqiptare procesi i numërimit të votave pritet të zgjasë edhe disa ditë, të paktën në shtetin e Nevadës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026