Rusët avancojnë në Lindje, vijon bllokimi i grurit në Detin e Zi

13 Qershor 2022 | 12:28

Forcat ruse nuk i ndalin sulmet derisa të pushtojnë qytetin kyç në lindje të Ukrainës, Severdonetsk.

Ata shkatërruan urën që e lidh me qytetin e afërt të Lisichansk, duke bllokuar evakuimin e shumë civilëve.

Ushtria ruse ka sulmuar edhe termocentralin të Vuhledar në Donetsk, ku kanë marrë edhe qytetin e Svitlodarsk.

Në frontin në Mikolaiv,  trupat ukrainase  përpiqen të rezistojnë. Sipas autoriteteve ukrainase, Moska nga nisja e luftës ka humbur 40 mijë ushtarë.

Çështja kryesore që kërkon zgjidhje është pasiguria ushqimore dhe bllokimi i porteve në Detin e Zi. Kievi po përpiqet të gjejë mënyrat e duhura për eksportin e grurit që të mos prishet në porte.

Turqia ka bërë me dije se vijojnë përpjekjet për të zhbllokuar negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë.

Një ditë më parë Rusia festoi Ditën Kombëtare dhe mijëra flamuj u shfaqën në qytetin e rrënuar të Mariupol, ku autoritetet u kanë shpërndarë  ukrainasve me dhjetëra pasaporta ruse.

U festua edhe në Krime,  ku shpërthimet e fishek zjarreve zbulojnë paradoksin se territori i aneksuar është e vetmja pjesë e Ukrainës ku nuk ka frikë nga sulmet me bomba.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë

Një shpërthim i sëmundjes së legjionarëve ka sëmurë dhjetëra njerëz në New York City teksa është regjistruar edhe viktima e pare. Zyrtarët nuk dhanë informacione shtesë në...
09:49 | 18/07/2026

Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane

Irani nisi sulme të reja ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik të shtunën, pas natës së shtatë radhazi të sulmeve amerikane që synonin vendet...
09:26 | 18/07/2026

Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës

Policia zbuloi të premten varkën që u fundos këtë javë në Gjirin e San Franciskos, pasi nxori trupin e një personi të zhdukur një ditë më parë....
09:21 | 18/07/2026